COVID-19/ Kosova shënon 345 raste të reja dhe 8 viktima

Kosova ka regjistruar 345 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 3.208 teste të kryera. Po në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19, 8  persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në  98.341 nga të cilët 1.996 persona kanë humbur jetën.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në orët e fundit janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763.

SHKARKO APP