FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

COVID-19 në Kosovë, 5 viktima dhe 353 raste të reja

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë persona nga COVID-19.

Ndërkohë, nga 1.642 teste të kryera, janë konfirmuar 353 raste të reja me koronavirus Po ashtu, IKSHPK njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 279 pacientë.

Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 55.851 raste, ku 1.410 pacientë kanë vdekur dhe 49.269 janë shëruar. Aktualisht raste aktive janë 5.172.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?