COVID në Kosovë, regjistrohen 5 viktima dhe 284 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të hënën se 5 persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 284 raste të reja me COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja me virusin COVID-19 u evidentuan pas ekzaminimit të 1.951 testeve. Raportohet gjithashtu se janë shëruar edhe 224  pacientë. Raste aktive me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë 6.714.

SHKARKO APP