FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daçiç zbulon nëse Serbia do të marrë pjesën në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç do të vendosë nëse do të shkojë në samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor.

Për propozimet për zgjidhjen e marrëdhënieve me Prishtinën, të cilat i vihen Serbisë, ai tha se Beogradi e ka bërë të qartë vijën e kuqe, shkruan N1.

“Çdo marrëveshje që nuk e përfshin Kosovën si shtet të pavarur dhe njohjen e saj, pra anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, është temë e mirë dhe bazë për diskutime të mëtejshme. Prandaj, ne jemi larg një propozimi përfundimtar, por kur Serbia ka thënë qartë se cilat janë linjat tona të kuqe, por ne jemi të gatshëm të bisedojmë, është e rëndësishme të marrim pjesë në bisedë”, theksoi Daçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh gjatë konferencës për media me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi se nuk është penduar për asnjë deklaratë që ka bërë ditët e fundit për çështjen e Kosovës apo edhe për vendimin për samitin në Tiranë, për të cilin tha se nuk do të marrë pjesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se serbët në veri të Kosovës nuk do ta vuajnë më terrorin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?