Dalin pamjet pas të shtënave në Gjilan që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur

Qyteti i Gjilanit është tronditur mesditën e së dielës. Si pasojë e të shtënave në rrugën “Ibrahim Rugova” dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur të dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur ky rast.

Në video shihen forcat e policisë dhe autoambulanca, ndërkaq në rrugë shihet se ka njolla të gjakut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktimat janë konstatuar të vdekur nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. I dyshuari është mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati”, ka thënë Hashani.

Pamjet tregojnë edhe njësitë speciale të Policisë që kanë rrethuar zonën për të bërë ekzaminimin e skenës së krimit, ndërsa Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes për të koordinuar hetimet. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?