Danimarka i dhuron Kosovës 250 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca

Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj ka njoftuar se Danimarka do të dhurojë 250 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca për Kosovën.

“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj ka thënë se miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme.
“Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj!”, ka shkruar Zemaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?