Del emri, kush është kandidati i mundshëm për ministër të Jashtëm të Kosovës

Profesori universitar i së drejtës ndërkombëtare, Blerim Reka është një nga tre kandidatët për postin e ministrit të jashtëm të Kosovës në Qeverinë e koalicionit LVV – LDK.

Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime partiake, që kanë pranuar se Reka është një nga kandidatët e mundshëm, duke pasur parasysh afërsinë e tij me Albin Kurtin.

“Po është duke u shqyrtuar edhe kandidatura e profesorit Reka, por akoma nuk ka asgjë zyrtare”, tha për INA, një burim partiak pranë Lëvizjes Vetëvendosje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Profesori Reka ka qenë pjesë zyrës politike të UÇK-së në Prishtinë bashkë me Albin Kurtin, e cila udhëhiqej nga Adem Demaçi gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai ishte këshilltar për marëdhënie ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesin e kandidaturave për ministër të jashtëm janë përmendur edhe Veton Surroi dhe Ditmir Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?