Demhasaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të çojë drejt njohjes reciproke, humbje me liqenin e Ujmanit

Në një intervistë për Ora News, analisti Arton Demhasaj shpreh se Marrëveshja mes Kosoves dhe Serbisë mund të konsiderohet një hap i parë drejt njohjes.

Ai tha se për të pika e dëmshme është ajo që lidhet me liqenin e Ujmanit, pasi më shumë se 70% e tij ndodhet në territorin Kosovar.

Arton Demhasaj: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të konsiderohet një hap i parë drejt njohjes. Kjo marrëveshja është proklamuar se do ta ketë njohjen reciproke dhe ky është progresi. Po ashtu po vihen re elementë politikë, disa prej tyre të dëmshme, sikurse është pika për liqenin për Ujmanin. Ku liqen është më shumë se 70% në territorin e Kosovës dhe nuk është diçka e duhur që të menaxhohen nga të dyja shtetet, sepse cenohet territorialiteti.

Për Demhasajn, edhe çështje e pronave të manastireve ortodoksë është një pikë e dëmshme për kosovën.

Arton Demhasaj: Po ashtu, Kosova duhet të njohë manastiret ortodokse serbe, por manastiret nuk janë serbe, sepse kanë punuar edhe shqiptarë aty. Detyrohet që të respektohet vendimet e një gjykata kushtetuese që ia njeh vendimet Serbisë të viti 1993 dhe 1997 që pronat e dhëna me këto marrëveshje të njihen. Mendoj se pika ku është lëshuar më shumë është pjesa e liqenit të Ujmanit. Besoj se ka edhe lëshime te pronat e objekteve fetare që quhen serbe.

Demhasaj theksoi se me anë të hekurudhës që lidh Prishtinën dhe Beogradin, Serbia do të dalë në Adriatik.

Arton Demhasaj: Kosova ka interpretuar në marrëveshje të tilla vetëm pjesën që i intereson. Sigurisht ka pasur pjesë investuese si hekurudha që lidh Prishtinën dhe Beogradin, duke dalë në Adriatik dhe ndërtimi i autostradës që lidhet me Nishinit. Këto janë projekte që do të investojë ShBA duke lidhur Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. Por Kosova nuk ka shumë përfitime me hekurudhën, pasi më shumë përfitime do të ketë Serbia që do të dalë në Adriatik.

SHKARKO APP