FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Piramida e Tiranës: Qendra e Rinisë sot

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë, një sërë aktivitetesh do të zhvillohen sot në ambientet e Piramidës së Tiranës, e cila do të shndërrohet në një hapësirë të madhe krijimtarie dhe angazhimi për të rinjtë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja një nga studentët e Dhjetorit ’90 ftoi qytetarët dhe të rinjtë të marrin pjesë në aktivitetet që vënë në qendër energjinë dhe rolin e brezit të ri. Ai publikoi në rrjetet sociale momente që rikujtojnë lëvizjen studentore të vitit 1990.

Aktivitetet e organizuara nga Agjencia Kombëtare e Rinisë përfshijnë hapësira kreative, diskutime, performanca artistike dhe eksperienca multimediale imersive, ku do të theksohen krijimtaria, pjesëmarrja aktive dhe bashkëpunimi ndërmjet të rinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dita e Rinisë, e shpallur zyrtarisht më 8 Dhjetor, përkujton lëvizjen studentore të vitit 1990, e cila shënoi nisjen e ndryshimeve demokratike në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?