Dendias: Greqia mbështet Kosovën në liberalizimin e vizave dhe integrimin europian

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias cili ndodhet në Kosovë në një vizitë zyrtare, ka deklaruar se Greqia mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, Dendias ka theksuar se vizita e tij në Prishtinë, është në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë, sidomos ato ekonomike dhe tregtare.

Edhe pse ministri i jashtëm grek nuk ka përmendur njohjen e Kosovës nga Greqia, ai tha se vendi i tij mbështet vazhdimësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe duhet që vendet të arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër ministrja Gërvalla tha se Pavarësia e Kosovës është një fakt, dhe Greqia duhet ta pranojë këtë sa më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pavarësia e Kosovës është fakt dhe sa më parë të pranohet kjo, aq më mirë, por duke pasur parasysh faktin që Greqia e sheh ndryshe, do të punojmë në këtë drejtim”, është shprehur Gërvalla.

Kryediplomatja njoftoi se Kosova dhe Greqia ranë dakord që zyra e Kosovës në Athinë të shndërrohet nga një zyrë e thjeshtë në një zyrë politike.

Greqia nuk ka njohur ende pavarësinë e Kosovës ndërsa Athina ka paralajmëruar më herët se një gjë e tillë do të ndodhë kur të ketë një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?