Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeti gjerman: Kurti dhe Vuçiç po bëjnë lojë të rrezikshme në rajon

Aktualitet E shtunë, 15 Korrik 2023 10:41
Deputeti gjerman: Kurti dhe Vuçiç po bëjnë lojë të rrezikshme në rajon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas deputetit socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon.

DW: Zoti Juratoviç, ju e keni mbështetur kryeministrin kosovar Albin Kurti. BE-ja dhe Gjermania tani kane vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të politikave të Kurtit në veri të vendit. Cili eshte komenti juaj?

Josip Juratovic: Para së gjithash, duhet thënë se këto nuk janë masa ndëshkuese, por thjesht kushtëzim fondesh. Qëllimi është dërgimi i një sinjali në Kosovë. Sinjale të ngjashme po dërgohen edhe në Serbi. Në situatën aktuale globale, veçanërisht në kontekstin e konfliktit të Ukrainës, ne kemi nevojë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi nevojë për partnerë që japin një kontribut konstruktiv për stabilitetin. Aksionizma, si ajo e Kurtit në veri me dërgimin e kryetarëve të komunave, janë të panevojshme nga ana strategjike. Kurti dhe Vuçiç po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon të gjithë rajonin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

DW: Ju sapo përmendët dërgimin e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë në komunat me shumicë serbe, ku u plagosën rëndë edhe disa ushtarë tëKFOR-it. Por, autorët e dyshuar ishin protestuesit serbë të kontrolluar nga Beogradi. Përse BE dënon Kurtin e jo Serbinë për këtë incident?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Josip Juratovic: Para së gjithash, më vjen keq që ushtarët tanë, pavarësisht se nga vijnë, edhe dekada pas luftës, duhet të përjetojnë dhunë, për shkak të lojërave që bëjnë disa politikanë të çmendur. Kjo është e trishtueshme dhe e turpshme për të dy popujt. Për ne ka qenë gjithmonë e qartë se jo gjithmonë mund të llogarisje me Vuçiçin. Por u indinjuam kur pamë që Kurti i dërgoi kryetarët e bashkive në zyra pikërisht ditën kur në Serbi zhvilloheshin protestat (29.05.) dhe kur kundërdemonstrata e madhe e Vuçiçit dështoi. Sipas meje, kjo ishte një manovër për të hequr vëmendjen nga Serbia. Ajo i edhi në ndihmë vetëm Vuçiçit. Po krijohet përshtypja se as Vuçiçi dhe as Kurti nuk janë të gatshëm ose nuk janë të aftë të kontribuojnë për vendosjen e paqes. Unë mendoj se arsyeja është se ata janë nën presionin e madh të forcave radikale. Në Serbi forcat radikale janë të lidhura me Kishën Ortodokse, ndërsa radikalët e Kurtit janë në diasporë dhe ëndërrojnë për një Shqipëri të Madhe. Kjo më zemëron më së shumti. Ata janë kosovarë që janë rritur në Gjermani, vetë janë në siguri dhe kultivojnë një nacionalizëm që dëmton vetëm njerëzit që jetojnë në rajon.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 53 minutash
Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 3 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 4 orësh

DW: Megjithatë, politika e Perëndimit në Kosovë është bërë shpesh shkas për pakënaqësi. Së fundmi edhe fakti që BE vendos të dënojë pikërisht Kosovën, që është vendi më demokratik në rajon. Cili është opinioni juaj?

Josip Juratoviç: Unë e besoj Albin Kurtin kur thotë se dëshiron të ndërtojë demokracinë dhe sundimin e së drejtës në Kosovë. Por ekziston një hendek midis dëshirës dhe realitetit. Sepse demokracia përfshin edhe të drejtat e njeriut, jo vetëm të serbëve, por edhe të ashkalinjve, romëve dhe pakicave të tjera që jetojnë në Kosovë. Shenja më e rëndësishme e një demokracie funksionuese është dialogu dhe kompromisi. Nëse arrihet një kompromis, ai duhet gjithashtu të mbrohet. Dhe Kosova është shumë larg prej kësaj gjendjeje.

DW: Ju i referoheni marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Albin Kurti favorizon t’u japë serbëve në veri të drejta të ngjashme me ato që gëzojnë serbët në Kroaci. Mendoni se modeli kroat është i përshtatshëm për Kosovën?

Josip Juratovic: Nuk ka as model kroat, as model boshnjak e as model tjetër për Kosovën. Ajo që kemi është një marrëveshje që u arrit në Bruksel. Serbia dhe Kosova tani duhet të ulen në tryezë e të bisedojnë me njëra-tjetrën për këtë me qëllim që të gjejnë një zgjidhje që mund të implementohet nga të dyja palët

DW: As hapi tjetër i Kurtit, si për shembull, klasifikimi i dy organizatave në veri si terroriste nuk u mirëprit nga BE ose Gjermania. Cili është mendimi juaj për këtë?

Josip Juratovic: Nuk kam dyshim se ka organizata kriminale në veri të Kosovës që do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të parandaluar shfaqjen e një shteti demokratik funksionues. Megjithatë, është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se kush është dënohet dhe kush jo. Politikanët nuk duhet të ndërhyjnë në gjyqësor. Një gjyqësor i pavarur dhe funksionues dhe respekti për shtetin e së drejtës janë themelore për një demokraci.

DW: Çfarë mund të bëjë Gjermania dhe ju si deputet në Bundestag për të ndryshuar kahun e zhvillimeve në terren?

Josip Juratovic: Si deputetë gjermanë të Bundestagut, ne nuk duhet ta vendosim veten në rolin e gjykatësit në Ballkanin Perëndimor dhe të gjykojmë se kush është i miri e kush i keqi. Ne duhet të vizitojmë rajonin dhe të bëjmë dallimin midis demokratëve që duan të ndërtojnë shtetit të së drejtës dhe politikanëve të korruptuar. Ne duhet të përqëndrohemi në ata njerëz në terren që nxisin vlerat demokratike dhe shtetin e së drejtës.

DW: A jeni penduar që e keni mbështetur Kurtin në të kaluarën?

Josip Juratovic: Jo, nuk jam penduar. E mbështeta sepse kandidoi kundër koalicionit të korruptuar të luftës. Por unë nuk i mbështes tendencat nacionaliste, pavarësisht nga cili grupim etnike që vijnë në Ballkanin Perëndimor. DW

Josip Juratoviç, lindur më 1959, në Koprivinica, asokohe Jugosllavi, sot Kroaci, është prej vitit 2005 deputet i Partisë Socialdemokrate në parlamentin gjerman, Bundestag. Ai është anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryetar i grupit parlamentar “Evropa Juglindore”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 33 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 53 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.