Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

‘Der Standard’: Rama e Vuçiç po e imitojnë Millosheviçin e Tugjmanin

Forum E mërkurë, 15 Shtator 2021 23:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas gazetës prestigjioze austriake ‘Der Standard’, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një nga përkrahësit e idesë për ndarje të Kosovës. Sipas tyre Rama u bë partner i Serbisë në këtë ide, qysh para dy viteve gjatë vizitës së tij në Nish, transmeton gazeta Express.

E përfshirjen e Ramës në këto pazare me Vuçiçin për ndarje të Kosovës, gazeta thotë se disa e krahasojnë me përpjekjet e dy ish-presidentëve të Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tugjman dhe Sllobodan Millosheviç, të cilët kishin dashur të ndanin Bosnjën në dy pjesë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57

“Ideja e shkëmbimit të territorit bazuar në kritere etnike, është pranuar mjaft mirë edhe në Shqipëri. Për shumë vite, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është paraqitur si ‘Lideri i Shqiptarëve’ në rajon, duke u mbështetur në të njëjtën kartë të nacionalizmit sikurse Aleksander Vuçiq. Sonja Biserko, presidente e komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut lidhur me këtë çështje ka thënë “ Në fakt Beogradi po kërkonte një partner në Tiranë, dhe eventualisht e ka gjetur atë person, pra kryeministrin Edi Rama dy vite më parë, kur Rama ishte në Nish. Plani kishte lindur në Beograd dhe është gjithmonë në qarkullim, hapur apo fshehur”, kishte thënë Biserko. Në fakt Rama dërgon çdo ditë e më tepër sinjale të krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe”. Ai dëshiron që të largojë kontrollet në  kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe dëshiron një president për të dy shtetet. Në çfarëdo rasti, Vuçiç është i shqetësuar vetëm për ‘demarkacionin me Shqiptarët”, për të krijuar një territor të unifikuar serb. Disa e krahasojnë këtë politikë të dy liderëve të vetë deklaruar të Ballkanit, me atë të presidentëve të Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tugjman dhe Sllobodan Millosheviç në drejtim të Bosnjës. Tugjman dhe Millosheviç dëshironin që të ndanin shtetin qendror të Ballkanit për vete”, thuhet në shkrimin e ‘Der Standard’, transmeton Express.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë shkrim ndër të tjera flitet edhe për tentimin e politikës kosovare që të krijojë një ekip uniteti për dialogun me Serbinë, pasi Hashim Thaçi konsiderohet si pa legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën në këtë dialog.

Marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë thuhet se do të arrihet më së largu deri në muajin mars të vitit 2019, pasi që në muajin në vijim, BE-ja futet në proces zgjedhor.

“Pas kësaj marrëveshje,  Kosova do të njihet (nga Serbia) dhe Rusia do të largojë veton në OKB”, vazhdon shkrimi.

Gazeta austriake gjithashtu ka identifikuar edhe të gjithë ata që lobojnë në mbështetje të idesë së Vuçiçit dhe Thaçit për ndarje të Kosovës.

Si një nga përpunuesit e idesë për ndarje të Kosovës thuhet se është ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Phelps Munter.

“Vuçiçi dhe Thaçi më duket se kanë rënë dakord fshehurazi për një shkëmbim territorial. Kjo ‘marrëveshje’ u mbështet gjithashtu nga amerikanët dhe disa evropianë. Një nga personat më të rëndësishëm në këtë lobim është ish-ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Phelps Munter. Edhe djali i Geroge Soros,  Alex Soros,  ka lobuar jashtëzakonisht shumë për këtë ide. Po ashtu pjesë e projektit është edhe ish-diplomati austriak Volfgang Petritch, i cili këshillon qeverinë serbe dhe Vucicin përmes një kontrate për konsulence të firmës  Lansky Ganzger Partner (LGP)”, thuhet tutje.

Gazeta asutriake ‘Der Standard’, ka dërguar pyetje drejt Qeveris së Serbisë, për t’u interesuar se sa para e paguan firmën ligjore të ‘Lansky Ganzger Partner’, megjithatë ata kanë refuzuar që të japin detaje të pagesave.

Megjithatë firma në përgjigjen për gazetën ka konfirmuar se përfaqëson klientë nga Ballkani Perëndimor.

“Ne gjithashtu këshillojmë klientët nga BE me interesa biznesi në Ballkan”, thuhet në përgjigje.

Qëndrimi kundër idesë për ndarje të Kosovës i kancelares gjermane, Angela Merkel, gjithashtu zë vend në këtë shkrim të ‘Der Standard’

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.