FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dështon edhe tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të 29-ën herë radhazi, duke thelluar më tej ngërçin politik në vend.

As në seancën e sotme nuk u arrit pajtueshmëri për themelimin e Komisionit që do të mbikëqyrte procesin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ashtu si në seancat paraprake, partitë politike PDK, LDK, AAK-NISMA dhe Lista Serbe nuk dolën me propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë, por vetëm 53 prej tyre votuan në favor të formimit të komisionit. Nuk pati as vota kundër dhe as abstenime. Seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, i cili bëri me dije se ajo do të vazhdojë më 11 qershor në orën 11:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës së mëparshme vazhduan të akuzojnë njëri-tjetrin për bllokimin e procesit dhe mungesën e vullnetit për zgjidhje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?