Dështon sërish takimi Kurti-Abdixhiku, kreu i LVV: Nuk kemi asnjë marrëveshje
Albin Kurti i Vëtëvendosjes dhe Lumir Abdixhiku i Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar në përpjekje për të arritur marrëveshje për formimin e institucioneve. Takimi i dytë ka përfunduar pa marrëveshje mes palëve. “Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti pas takimit. Edhe ditën e djeshme kreu i LVV dhe ai i LDK u takuan në ambientet e Kuvendit të Kosovës, po as në takimin e parë nuk u realizua asnjë marrëveshje për formimin e institucioneve.
KOHA JONË SONDAZH

