Dhunoi prindërit se nuk i dhanë para për drogë, burg dhe gjobë djalit nga Prizreni

Gjykata Themelore e Prizrenit ka lënë në burg dhe ka gjobitur një person pasi ka dhunuar prindërit.

B.M., prillin e kaluar ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ekonomike ndaj prindërve te tij, pas një mosmarrëveshje nën ndikimi e përdorimit të narkotikëve. Ai ka kërkuar nga prindërit para me vlerë 100 euro dhe kur këta të fundit nuk ia kanë dhënë, ai ka nisur t’i dhunojë dhe i ka kanosur se do të digjte shtëpinë.

I akuzuari është dënuar me gjobë prej 500 eurosh dhe një burgim 1 vjeçar, ku do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

SHKARKO APP