Dita e 7-të e protestës në Prishtinë kundër vendimit nga Haga për ish-krerët e UÇK-së
Qytetarët janë mbledhur për të shtatën natë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë proteste kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pjesëmarrësit në protestë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e gjykatës dhe po kërkojnë drejtësi për ish-krerët. Grumbullimi po zhvillohet në mënyrë të qetë e paqësore, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për krerët e luftës çlirimtare.

