Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ditmir Bushati i përgjigjet ashpër Baton Haxhiut: Krimet serbe s’mund të amnistohen. Një pakicë shqipfolëse po dëmton interesat e Kosovës

Ditmir Bushati i përgjigjet ashpër Baton Haxhiut: Krimet serbe s’mund të amnistohen. Një pakicë shqipfolëse po dëmton interesat e Kosovës

Editorial
E diel, 26 Prill 2020 17:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri Ditmir Bushati ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve që po mban një pjesë e politikës në Prishtinë, kundër interesave të Kosovës.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në një reagim në Facebook, teksa ka publikuar një intervistë të Baton Haxhiut ku flet për “marrëveshje me Serbinë”, Bushati thotë se lobistë të paguar në dëm të Kosovës dhe që po kryejnë amnistinë e krimeve serbe ndaj shqiptarëve, duhen denoncuar publikisht.

Mund t'ju interesojë

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Zbulohet kandidatja për të qenë kryetare e PDK-së

Para 15 orësh
Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së

Para 17 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

“Gjatë viteve të projektimit të realitetit të “ri” në Kosovë janë rrëzuar qeveri, janë paguar lobistë për të nxjerrë në tryezën e bisedimeve e hapësirën mediatike tema të pluhurosura në arkivat e Serbisë, por problemet veçse janë thelluar. Ndërkohë që projekti i shtetësisë ka ngecur dhe projekti qeverisës, që mori mbështetje të gjerë popullore më 6 Tetor 2019, është minuar”,- shprehet Bushati.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ish-ministri ngre alarmin se “tani po hyjmë në fazën finale ku synohet të projektohet një realitet sipas të cilit, planet e mëdha për amnesti të krimeve të Serbisë në Kosovë, zhbërja e Gjykatës Speciale dhe një copëtim territorial në veri të Kosovës duhet të kthehen në një “marrëveshje historike””.

Postimi i plotë në Facebook i Ditmir Bushatit:

Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundshme!

Ky është titulli i një prej librave më të lexuar të kohës sonë, shkruar nga Peter Pomerantsev, i cili shpjegon eliminimin e të vërtetës nga të ashtuquajturit “teknologë politik” në shërbim të padronëve të tyre. Libri tregon sesi teknologët politik, në shërbim të këtyre të fundit dhe oligarkëve grabitqar të bërë njësh me to, paguhen për të krijuar një realitet të rremë.

E njejta histori po ndodh në Kosovë qysh se në horizont u shfaq kërcënueshëm Gjykata Speciale për krimet e supozuara. Të nxitur nga parimi “fati personal i padronëve mbi fatin e popullit”, teknologët politik u vunë në lëvizje për shpjegimin e “planeve të mëdha”, sa nëpër zyra shteti, e sa nëpër studio televizive me harta në duar. Në disa raste duke folur në emër të aleatëve strategjikë të Kosovës me injorancën që i karakterizon, e në raste të tjera me nostalgji në emër të Serbisë. Me një padituri rrënqethëse a thua se po flitet për cilësinë e miellit serb të importuar në Shqipëri, apo për nevojën e transferimit në Shqipëri të eksperiencës Kosovare në homologimin e automjeteve, e jo për integritetin territorial e sovranitetin e Kosovës!

Gjatë viteve të projektimit të realitetit të “ri” në Kosovë janë rrëzuar qeveri, janë paguar lobistë për të nxjerrë në tryezën e bisedimeve e hapësirën mediatike tema të pluhurosura në arkivat e Serbisë, por problemet veçse janë thelluar. Ndërkohë që projekti i shtetësisë ka ngecur dhe projekti qeverisës, që mori mbështetje të gjerë popullore më 6 Tetor 2019, është minuar.

Tani po hyjmë në fazën finale ku synohet të projektohet një realitet sipas të cilit, planet e mëdha për amnesti të krimeve të Serbisë në Kosovë, zhbërja e Gjykatës Speciale dhe një copëtim territorial në veri të Kosovës duhet të kthehen në një “marrëveshje historike”.

Një pakicë shqipfolëse po e katandis projektin e Kosovës shtet, nga parimi i barazisë së kombeve sovrane, që nënkupton para së gjithash reciprocitetin dhe fqinjësinë e mirë e përgjegjësinë shtetërore të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, në amnesti për krimet e kryera prej saj (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, genocidi, tortura, skllavëria etj, sipas të drejtës ndërkombëtare, kanë fituar statusin e normës jus cogens, që është kategoria më e lartë e rregullave në hierarkinë e së drejtës ndërkombëtare. Këto norma nuk parashkruhen e nuk derogohen me asnjë marrëveshje dypalëshe apo traktat ndërkombëtar. Përkundrazi normat jus cogens krijojnë detyrim erga omnes për shtetet).

Nga besimi se drejtësia ndërkombëtare duhet të zbardhë çdo akuzë për krime të supozuara në Kosovë, duke mos njollosur aspak luftën e drejtë çlirimtare të bijve të UÇK-së, me vendosjen e barazisë në krime mes Serbisë dhe Kosovës e amnestimin e tyre.

Nga një marrëveshje përfundimtare që bazohet në të drejta dhe hap perspektivën për procesin e pajtimit dhe anëtarësimin në BE të Kosovës dhe Serbisë, në një copëtim territorial që nuk gëzon as mbështjetjen e popullit e as të aleatëve strategjikë të popullit shqiptar.

https://www.facebook.com/ditmirbushati.al/videos/238682454047159/

Etiketat e lidhura

Baton Haxhiuditmir bushatiKosovekrime luftelobistëndarjapavaresiaserbiaterritoriUCK
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 6 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 16 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 19 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 22 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.