Djali i ish-ministrit punon në ndërtim, Zharku: Çdo ditë po bëhet burrë

Fëmijët e politikanëve, deri më sot i kemi parë teksa publikojnë foto duke bërë jetë luksoze, por një rast krejt ndryshe është ai i djalit të ish-ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Lutfi Zharku. Ka qenë ish-ministri që ka uruar djalin e tij për ditëlindje përmes një fotoje të publikuar në facebook. Në postimin e tij, ai shkruan se djali i tij po përfundon fakultetin, ndërsa punon si punëtor ndërtimi. ”Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer Fakultetin Ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë. Uroj te jetoje 100 vjet me shëndet, i lumtur dhe me nder”.

SHKARKO APP