Djali i Jakup Krasniqit reagon pas dënimeve: Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku babai i tij u dënua me 25 vite burgim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi bëri të ditur se kishte takuar të atin pas shpalljes së vendimit dhe përcolli mesazhin e tij për mbështetësit.

“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptarë për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Altin Krasniqit, babai i tij dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së ndihen të fortë dhe krenarë, ndërsa, sipas tij, e konsiderojnë veten me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre”, thuhet në reagim.

Altin Krasniqi e cilësoi vendimin e gjykatës si një dënim ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, duke theksuar se, sipas tij, fitorja e UÇK-së është arritur në vitin 1999 dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

“UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?