Do kalonin në Kosovë/ Ndalohen 15 sirianë e kurdë në Morinë, mes tyre fëmijë e gra

Kohët e fundit janë  shtuar gjithnjë e më shumë rastet kur shtetasit e huaj tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet Shqipëris.

Diçka e tille ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, teksa policia e Kukësit ka bërë të mundur ndalimin e 15 shtetasve sirian dhe kurdë, destinacioni i të cilëve mendohet se ishte kalimi nga Morina për në Kosovë.

Mësohet se mes tyre ishin 4 gra dhe fëmijë. Ndalimi i tyre është  bërë pranë urës së Drinit të Zi. Për momentin të ndaluarit ndodhen në komisriatin e Kukësit ku po merren në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?