Dokumenti sekret ”Leptiri”, plani serb ndaj Kurtit: Si synohej komprometimi dhe rekrutimi i tij në burg

Një dokument i vitit 2001, i emërtuar “Leptiri”, i gjetur në telefonin e Fatmir Shehollit, po shqyrtohet nga Prokuroria Speciale si dëshmi që lidhet me strukturat e atëhershme të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB). Sipas dosjes së prokurorisë, dokumenti përshkruan një plan operativ që kishte për synim komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës kur ai ishte i burgosur në Serbi. Në dokument përmendet përdorimi i një burimi operativ me nofkën “Leptiri”, i cili, sipas prokurorisë, do të siguronte materiale komprometuese që më pas do të përdoreshin për të ushtruar presion ndaj Kurtit me qëllim të bashkëpunimit me RDB-në.

Prokuroria Speciale thotë se dokumenti është përpiluar nga strukturat e Sigurimit Shtetëror Serb dhe se një pjesë e tij është nënshkruar nga një zyrtar i lartë i kësaj strukture. Gjetja e dokumentit është përfshirë në materialet e prokurorisë si pjesë e provave që lidhen me rastin ndaj Fatmir Shehollit.

Sheholli këtë dokument e ka shpërndarë te disa persona dhe ka kërkuar përkthimin e tij nga gjuha serbe në gjuhën shqipe. “Këto veprime, të vlerësuara së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të evidentuara në telefonin e të pandehurit, janë relevante për të dëshmuar kontaktet, lidhjet dhe bashkëpunimin e tij me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet e sigurisë serbe, si dhe rolin e tij në përcjelljen dhe shpërndarjen e materialeve me origjinë nga këto struktura”, thuhet në aktakuzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarimi i Shehollit për dokumentin “Leptiri”:

Swiss Digital Mobile Reklama

– I pandehuri: Këtë dokument ma ka dërgu Bojan Dimiç në telefonin tim.

– Prokurori: Kujt ia keni shprëndarë dokumentin “ Leptiri” që e keni marrë nga Bojan Dimiç?

– I pandehuri: Këtë ia kam dergu Milazim Gashit, nje mikut tim i cili është në SHISH të Shqipërisë me emrin Dritan Gjoni – Shef i SHISHIT në Durrës, ja kam dergu Blerim Canaj dhe një personi me emrin Bashkim Pushkolli, por nuk jam i sigurtë a ia kam dërgu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?