Donald Trump i shkruan Vuçiç: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Serbia normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kërkesa i është dorëzuar personalisht nga presidenti i SHBA, Donald Trump presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në mesazhin e urimit që i ka dërguar për festën e pavarësisë.

Urimin e personalizuar, Trump ia ka dërguar Vuçiç nëpërmjet ambasadorit amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën e integrimit evropian të Serbisë. Në të ardhmen, mund të mbështeteni tek përkrahja e SHBA-së në rrugën tuaj për arritjen e synimit, anëtarësimin në BE si dhe përpjekjeve për fuqizimin e reformave që janë të nevojshme për të arritur deri tek caku i dëshiruar”, i shkruan Trump në letrën për presidentin e Serbisë. Serbia feston Ditën Kombëtare në 15 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?