Dritan Abazoviç: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi çështje e mbyllur, e kundërshtoj nëse do jetë në rend dite

Kreu i koalicionit “Bardhë e Zi”, Dritan Abazoviç deklaroi se do të jetë kundër, nëse në rend dite të qeverisë së ardhshme malazeze vihet tërheqja e njohjes së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir” kryesuesi i zgjedhjeve në Mal të Zi pohoi se pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje.

“Natyrisht se do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën. Madje pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen e afërt dhe të merren vesh me qëllim të uljes së tensioneve dhe mundësimit të procesit të pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë këtu e duan paqen. Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat. Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”,- pohoi politikani me prejardhje shqiptare.

SHKARKO APP