Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: I hapet rruga shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kosovës

Aktualitet E martë, 23 Janar 2024 14:11
DW: I hapet rruga shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përfundoi mbledhja e nënshkrimeve që do t’i hapë rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kososvës. Peticioni me nënshkrimet është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Srpska.

Në katër komunat në veri të Kosovës, rajon ky i banuar me shumicë serbe, ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve që do t’i hapë rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë. Në prill të vitit të kaluar serbët e atjeshëm bojkotuan zgjedhjet lokale, por me një pjesëmarrje minimale të komuniteteve tjera në zgjedhje u zgjodhën kryetarët shqiptarë në katër komuna; Veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Kryesuesit serbë të grupeve inicuese të mbledhjes së nënshkrimeve, thanë se janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme që do ta mundësonin më pas mbajtjen e një referendumi të nevojshëm për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila në prill të vitit të shkuar pati bojkotuar zgjedhjet dhe largoi përfaqësuesit e saj nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Mund t'ju interesojë

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Para 1 minute
Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Para 5 minutash
Rama vendos sërish “karriget e dialogut”: Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe

Rama vendos sërish “karriget e dialogut”: Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon n...

Para 28 minutash

Peticionet duhet t’i dorëzohen kryetarëve të kuvendeve komunale

Swiss Digital

Në komunën e Mitrovicës së Veriut, peticionin është dashur ta nënshkruajnë së paku 3.640 votues me të drejtë vote, në Leposaviq 2.689 votues, në Zveçan 1.411 votues dhe në Zubin Potok 1.347 votues. Këto shifra përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në këto komuna, e paraparë edhe me Udhëzimin Administrativ të qeverisë së Kosovës i miratuar muaj më parë me kërkesë edhe të bashkësisë ndërkombëtare që në këto komuna të organizohen zgjedhje të reja.

Peticionet me nënshkrime të votuesve të regjistruar duhet t’u dorëzohen kryetarëve të kuvendeve komunale, të cilët kanë tri ditë kohë për t’ia përcjellë ato Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikimin e tyre. Hapi i radhës është organizimi i votimit për shkarkimin e kryetarëve, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Rezultati i këtij votimi më pas i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Szunyog: Me rëndësi mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme

Krei i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e mirëpriti vendimin e serbëve në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe kornizën ligjore për të mbledhur nënshkrime për peticionin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. “Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, mbetet e rëndësishme”, shkroi Szunyog, në platformën X.

Me 3 qershor të vitit 2023, 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, i kërkuan Kosovës që sa më shpejt të organizojë zgjedhje në veri, si dhe bëri thirrje që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje. “Ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së më 3 qershor të vitit 2023. Kjo qartë përfshin, se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”, pati thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Takim i krerëve të BE me presidentin Macron, kancelarin Schlz, kryeministren italian, Meloni dhe me presidentin serb, Vuçiq – në një tryezë ovaleTakim i krerëve të BE me presidentin Macron, kancelarin Schlz, kryeministren italian, Meloni dhe me presidentin serb, Vuçiq – në një tryezë ovale
Takim i krerëve të BE me presidentin Macron, kancelarin Schlz, kryeministren italian, Meloni dhe me presidentin serb, VuçiqFotografi: European Union Council/Anadolu Agency/picture alliance
Kryetarët shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe u zgjodhën në zgjedhjet e 19 prillit të këtij viti, pasi serbët lokalë bojkotuan zgjedhjet. Kryetarët shqiptarë u vendosën në objektet komunale në veri, në fund të muajit maj me shoqërimin e policisë, dhe kjo nxiti protesta në shkallë të gjerë që eskaluan edhe në përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të KFOR-it. Serbët nuk i pranojnë kryetarët shqiptarë dhe pas protestave të shumta dhe kërkesës së faktorit ndërkombëtar për mbajtje të zgjedhjeve të reja në atë pjesë, qeveria e Kosovës nxori një Udhëzim Administrativ, që parasheh procedurën se si mund të largohet një kryetar nga komuna.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, janë kërkuar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar si një nga kushtet kryesore për shtensionim të situatës në veri. Përderisa nuk ndodh kjo, Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë masat ndëshkuese ndaj Kosovës që përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Para 1 minute

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 5 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 10 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 10 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 32 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.