Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Marrëdhënia Shqipëri-Serbi jo normale pa lirimin e policëve

Kosova E shtunë, 24 Qershor 2023 10:13
DW: Marrëdhënia Shqipëri-Serbi jo normale pa lirimin e policëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha për situatën në veri të Kosovës se “nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi për sa kohë Serbia nuk i jep fund heqjes së lirisë së tre policëve nga Kosova.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në një konferencë shtypi për situatën në veri të Kosovës se “nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të Serbisë për sa kohë Serbia nuk i jep fund heqjes së lirisë së tre policëve nga Kosova.”

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë sot janë vetëm për lirimin e tre policëve shqiptarë të Kosovës. Nuk ka asnjë takim, nuk ka asnjë zhvillim tjetër. Çdo kanal komunikimi ka vetëm një fjali: lironi tre policët e Kosovës – tha Rama. Ai e quajti mbajtjen e tyre në burg në Serbi “të pajustifikueshme, të papranueshme, shqetësuese dhe një lajthitje shtetërore”.

“Nëse Serbia ka pretendime për arrestime arbitrare të qytetarëve të Kosovës me kombësi serbe në veri, këto pretendime nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë në Serbi, po duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar, me KFOR-in, EULEX-in dhe vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia, që duhet normalizuar, marrëveshja që duhet finalizuar,” tha Rama.

Arritja e Procesit të Berlinit në rrezik

Rama theksoi se situata në veri të Kosovës “vë në rrezik gjithë ndërveprimet dhe nismat në Ballkanin Perëndimor nën ombrellën e Procesit historik të Berlinit, gjë që do të ishte një kthim dramatik mbrapa për krejt rajonin dhe për të ardhmen e tij.”

Rama tha se u ka dërguar kancelarit gjerman Scholz dhe Presidentit francez Macron një letër të dytë pas asaj të draft-statutit “lidhur me domosdoshmërinë për një shtysë të re, konkrete të Francës dhe Gjermanisë si “kumbarët” e planit franko-gjerman, me mbështetjen e SHBA, që plani franko-gjerman të zbatohet në kushtet e rritjes nga ora në orë të klimës së tensionit dhe rrezikut serioz të një përplasjeje të armatosur fatale mes grupeve, që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë.

“Duhet një përfshirje e drejtpërdrejtë e kancelarit gjerman Scholz dhe e presidentit francez Macron për të shpëtuar jo thjesht Kosovën dhe Serbinë nga përplasja por rajonin nga shkatërrimi i të gjitha proceseve të nisura dhe nga asgjësimi i vetë Procesit të Berlinit. Është e domosdoshme që presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë të ndërhyjnë dhe të shtyjnë me patjetër përpara zbatimin deri në fund të marrëveshjes bazë” tha Rama.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria, jo notere e politikave të Kosovës

Lidhur me qëndimin e Shqipërisë për situatën aktuale në veri të Kosovës Rama theksoi që ”Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë notere e çdo politike që ndjek Kosova”.

“Shqipëria është shtet më vete. Interesat e Shqipërisë janë shumë të qarta. Gjërat janë keq dhe unë po përpiqem të bëj gjithçka për të shmangur më të keqen, në emër të qeverisë dhe të Shqipërisë me aq sa kemi mundësi dhe aq sa kemi ndikim.” Rama tha se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në çdo moment.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 51 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 12 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.