Dy datat e mundshme për zgjedhjet në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani po zhvillon takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Albulena Haxhiu tha se nga Vetëvendosje preferojnë datën 5 tetor, kurse nga PDK deklaruan se datat e tyre janë 12 dhe 19 tetori.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, një ditë më parë bëri të ditur se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve.
Haxhiu ka deklaruar për mediat se në takimin me Osmanin është diskutuar dhe për krizën politike, por edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
KOHA JONË SONDAZH

