Dy gra propozon LVV për presidente të Kosovës
Pasditen e së hënës, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës ishin të pranishëm vetëm deputetët e shumicës parlamentare, të cilët në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga ta diskutuan për çështjen e presidentit.
Partitë opozitare: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Lista Serbe bojkotuan këtë seancë. Në seancë, dy kandidatët e LVV-së për president, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku tërhoqën zyrtarisht kandidaturat e tyre.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se me kërkesë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të mbahet një seancë për zgjedhjen e presidentit që do të nisë në orën 20:30.
Ajo tha se LVV ka propozuar dy emra të rinj për president. ”Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për president: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

