E padëgjuar,burri i deputetes bën thirrje të vritet kryetari i parlamentit
Bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, që është edhe anëtar i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli nuk ka milici që e mbron. Thotë të ketë dorën e marë (mbarë) ai që e merr në shenjë. Kjo është e padëgjuar, ku burri i një politikane të bëjë thirrje të vritet kryetari i Parlamentit. Ndodh vetëm në Kosovë, pasi në çdo vend tjetër do të ishte arrestuar.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadri, ti kurrë nuk do mund ta fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri të vjen radha edhe ty..shumë shpejtë, ska milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë. (Express)