Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer: Thaçi të dorëhiqet

Aktualitet E hënë, 29 Qershor 2020 09:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, në një shkrim të tij në Peace Fare ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje nga posti i tij, nëse aktakuza e tij nga Gjykata Speciale konfirmohet në korrik.

Sipas tij, këtë duhet ta bëjë me dinjitet dhe të shkojë në Hagë për ta mbrojtur vetën. Shembuj thotë Serwer, ka mjaftueshëm, duke nisur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Si rrjedhojë, ai gjykon se në krye të shtetit duhet të vijë një kandidat jopolitik e ngjashme me ish-presidentin Atifete Jahjaga, transmeton KOHA.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 1 ore
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 2 orësh
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 3 orësh

“Nëse padia konfirmohet në korrik, presidenti Thaçi duhet të jep dorëheqje me dinjitet dhe të shkojë në Hagë për të mbrojtur veten. Për këtë, ka precedent të mjaftueshëm: ish-kryeministri Haradinaj dy herë dha dorëheqje për të mbrojtur veten në Hagë, me sukses. Atëherë Parlamenti do të duhet të zgjedhje një kryesues të ri të shtetit, apo të rrezikon zgjedhje të reja brenda 45 ditëve. Një kandidat i spikatur, i pakomprometuar, dhe jo politik, i ngjashëm me ish-Presidenten Atifete Jahjaga, është drejtimi i duhur. Kosova ka bollëk të njerëzve shumë të kualifikuar, e posaçërisht gra. Shumë pak nga ato mund të akuzohen për krime lufte dhe shumica janë të pastra nga korrupsioni dhe keqbërje tjera”, ka thënë ai. Serwer thotë se aktakuza e Speciales i ka bërë disa të mendojnë se evropianët e kanë planifikuar pasi nuk u pajtuan me nismën e amerikanëve, porse sipas tij, amerikanët ia bënë vetës pasi erdhën në përfundim se takimi kisha pak gjasa për sukses.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Lajmërimi këtë javë që prokurori i Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar paditjen e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të ish kreut të Parlamentit, shkatërroi mundësinë e një mbledhjeje ‘ekonomike’ në mes Kosovës dhe Serbisë që duhej të mbahej në Uashington këtë fundjavë. Kjo ka bërë që disa të mendojnë se evropianët e kanë zier këtë gjë, ngase nuk u pajtuan më këtë nismë të amerikanëve, dhe disa prej tyre e kanë kritikuar Thaçin me vite. Un mendoj më shumë se amerikanët ia bënë këtë gjë vetes, sepse erdhën në përfundim që takimi kishte pak gjasa për sukses”, ka thënë ai.

Serwer thotë se “sidoqoftë, është vështirë të besohet që nisma, disa do të thonin e paligjshme, që të publikohet aktakuza, nuk është ditur nga Brukseli apo Uashingtoni para se të ndodhte. E që nuk e kanë ndalur. Rezultati është një termet cili e ka shkundur shtetin e Kosovës”.

Sipas tij, Kosova do të ketë nevojë për një qeveri me një shumicë më të madhe në Parlament, dhe një president të ri.

Ai thotë se asnjë kryeministër i Kosovës nuk duhet të shkojë në Uashington apo Bruksel, për të rinisur dialogun me Beogradin, pa një shumicë që i afrohet asaj të Presidentit Vuçiq, i cili fitoi më shumë se 75% të ulëseve në Parlament në zgjedhjet e fundjavës së kaluar në Serbi, gjersa opozita i bojkotoi ato.

“Për të arritur këtë, kryeministrit Hoti, i cili e mori pozitën para më pak se dy muajve, do t’i duhet të përfshijë ose Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ose Vetëvendosjen (VV), të cilët e udhëhoqën qeverinë jetëshkurtër para Hotit. Për t’i thënë të dy partive që të bashkohen në një qeveri do të ishte e tepërt, ngase e përbuzin njëra tjetrën. PDK-ja do t’i lëpij plagët, ngase Presidenti është themeluesi i saj, ndërsa ish kreu i parlamentit është kryetari i partisë, dhe me siguri do të ketë edhe të akuzuar tjerë nga udhëheqësia e tyre. VV-ja do të udhëheqë një pazar të vështirë, por do të ishte një shtesë e majmë për koalicionin e dobët”, ka thënë ai.

Sipas tij, zgjedhjet e reja do të sillnin VV-në sërish në fuqi me një përfaqësim edhe më të fuqishëm në parlament.

“Por koha dhe gara politike që kërkojnë zgjedhje e reja do ta lënë Kosovën pezull në një moment shumë të rëndësishëm. Një shtet i dobësuar do të jetë i brishtë ndaj lloj-lloj marifeteve, nga evropianët, amerikanët, ruset e tjerët. Do të ishte shumë më mirë nëse fuqia e dukshme që ka VV-ja të njihet pa i përsëritur zgjedhjet e tetorit të 2019”, ka thënë ai.

Serwer deklaron se Kosova duhet ta stabilizojë vetën, së pari duke i përfunduar sulmet ndaj serbëve dhe pronave të tyre dhe duke iu dhënë fund grindjeve të brendshme brenda popullatës shqiptare.

Sipas tij, sulmet ndaj serbëve i japin fuqi Beogradit të thotë se grupet etnike duhen ndarë dhe territori i okupuar nga serbët t’i jepet Serbisë njëjtë si shumica e popullatës që janë në jug të lumit Ibër.

“Një transfer i tillë i territorit dhe njerëzve është një kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, ngase do të hiqte një pengesë të madhe për bashkimin me Shqipërinë: popullatën serbe”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se takimi në Uashington nuk shihej si i mirë dhe anulimi i saj nuk është humbje për askënd.

“Edhe Kosova edhe Serbia duhet të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre politike dhe ekonomike. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja ka qenë pa ndonjë rezultat të rëndësishëm që nga 2013, por Brukseli ende mbanë stimulet kryesore për të bërë realitet normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve, përfshirë edhe premtimin e bërë Kosovës se do të njihet nga pesë shtetet e BE-së që nuk ia njohin pavarësinë. Roli i drejtë i SHBA-së është që të përkrahë BE-në, gjë që është e vështirë tani ngase administratës së Trumpit nuk i pëlqen as Evropa e as Unioni. Do të ishte gjë më e lehtë në një administratë të Bidenit, gjë që duket edhe e mundur gjersa Covid-19 po ndizet sërish në shtetet e kuqe republikane në jug dhe perëndim. Por kjo çështje nuk do të zgjidhet deri më 3 nëntor. Për momentin, më e rëndësishmja është baraspesha e fuqisë në Ballkan. Serbia tashmë është e fortë. Fuqizimi i shtetit të Kosovës është parakusht për një rezultat më të mirë”, ka thënë Serwer.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.