Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët po heshtin ndaj kërcënimeve të Serbisë, ushtria e Kosovës duhet të armatoset

Kosova E diel, 22 Nëntor 2020 09:26
Eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët po heshtin ndaj kërcënimeve të Serbisë, ushtria e Kosovës duhet të armatoset
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ka thënë se Serbia është e interesuar për paqe, mirëpo jo anëtarësim të plotë në NATO. Sipas Ibishit Serbia po e shfrytëzon Rusinë për tu furnizuar me armë, duke arritur buxhetin mbi 1 miliard këtë vit. “Tash Serbia është në partneritet për paqe, por nuk është e interesuar të anëtarësohet plotësisht në NATO, ndërsa e shfrytëzon nga ana tjetër të gjitha këto pasi në një formë nuk do ta tipizojë armatimin pajisjet luftarake, kështu që armatoset nga Rusia, Bjellorusia, Kina dhe Turqia dhe me armë që realisht janë të prodhuesve Rusë. Në këtë formë ajo me gjithë këto pajisje e armatim e tejkalon edhe buxhetin e shumë vendeve në rajon. Ajo ka pasur mbi 1 miliard në vitin 2019 dhe të njëjtin buxhet e ka për vitin 2020″.

Ish-ushtaraku Ibishi, për Ekonomia Online, foli edhe për kërcënimet që ka marrë Kosova nga Serbia, sa i përket një lufte të mundshme. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare ka heshtur sa i përket këtyre deklaratave kërcënuese. Ibishi potencoi se ushtria e Kosovës duhet të armatoset, sepse Serbia vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne nuk po shfrytëzojmë këto mundësi përmes miqve tanë, ata për një sulm nga ana e tyre në lokalitetet serbe ngritin çështjen edhe në Këshillin e Sigurimit dhe ne nuk jemi në gjendje ta ngrinim çështjen e një kërcënimi të tillë në këshillin e sigurimit, por edhe në Komisionin Evropian. Bashkësia ndërkombëtare ka qenë shumë pasive në këtë rast të reagojë në këto deklarata kërcënuese. Normal që duhet të armatoset ushtria e Kosovës sepse nuk është vetëm çështja e armatimit, por Vuçiq vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit të Kosovës ku fton edhe vëllazërinë sllave. Është fat i mirë që kemi KFOR-in këtu që mundëson një zhvillim të kapaciteteve të FSK-së deri në përfundimin dhjetë vjeçar, mirëpo duhet ana politike dhe aspekti funksional të FSK-së të jenë shumë më përpara edhe ndaj kërcënimeve që po vijnë nga Serbia që vazhdon të jetë kërcënues për Kosovën”, tha Ibishi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tutje, ai tha se Kosova nuk është ende në fazën e partneriteti për paqe edhe pse vendi ynë është forcë e armatosur.

“Krahasuar me kapacitetet dhe në këtë fazë të tranzicionit, normal që ende nuk jemi në fazën e partneritetit për paqe edhe pse jemi forcë e armatosur. Edhe politika edhe aspekti funksional duhet të jenë shumë më aktiv në këtë çështje sepse ne kemi mundësi të shkojmë edhe sa i përket armatimit edhe zhvillimit të kapaciteteve në kuptim të aftësimit të kuadrove dhe kërcënimeve reale që po vijnë nga Serbia”.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Para 21 orësh
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

10 Nëntor 2026, 21:33
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

10 Nëntor 2026, 20:00

Por ai nuk sheh ndonjë shqetësim pas këtyre kërcënimeve sepse thotë se kjo është vetëm një lojë e presidentit serb që është duke bërë ndaj Kosovës. “Nuk shoh ndonjë shqetësim për arsye se Vuçiqi si ministër i informatave din ku të adresojë këtë dhe dinë kufirin deri ku mund të shkojë ky kërcënim. Ai e dërgon edhe kërcënimin ndaj Kosovës. Kjo është metodologji e tij që ai dinë të bëjë lojë dhe ne duhet të reagojmë. Poashtu edhe BE-ja dhe prezenca ndërkombëtare ushtarake këtu duhet të ngritim çështjen edhe në këshillin e sigurimit që të jemi vigjilent dhe të adresojmë çështjen sepse ai e di kufirin deri ku shkon dhe kthehet mbrapsht andaj nuk ka nevojë për shqetësim”, tha Ibishi.

Etiketat e lidhura

Eksperti i sigurisëkosova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.