FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ende pa zgjidhje për presidentin, PDK: Sonte kundërpërgjigje nëse shkelet Kushtetuta

Partia Demoktatike e Kosovës, këtë mbrëmje ka mbledhur kryetarët e degëve dhe ka dhënë alarm për mobilizim në gjithë vendin, në kulmin e përplasjes për zgjedhjen e presidentit. Kryetari i saj, Bedri Hamza, paralajmëron reagim të menjëhershëm nëse procesi vijon.

“Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, deklaroi ai.

Po ashtu PDK thotë se do të kundërshtojë çdo veprim të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën, duke u angazhuar në të gjitha format demokratike. Partia shton se do të jetë në vijën e parë për të ndalur, sipas saj, përmbysjen e rendit kushtetues. “Do të përdorim të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur Kushtetutën dhe Republikën”, thuhet në qëndrim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?