Fjalimi emocionues i Jakup Krasniqit në Hagë: Po përpiqeni të na ndani mbi baza fetare. Unë s’jam mysliman dhe as katolik, por shqiptar

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi gjatë fjalës së tij të mbajtur para gjykatës në Hagë është përlotur teksa u shpreh se nuk është njerë ndonjëherë më keq sesa ditët e fundit kur ka qënë në Hagë.

“Së pari, dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani si ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq e as se si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë.

Kurrë në jetën time. Kurrë s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë se nuk ka qenë qëllimi im kështu, në luftën e gjenocidit serb në Kosovë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të isha nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual dhe jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë. Sot nuk dua të zgjatem shumë, por dua tju them që kam qënë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë 1981-1982, më dënuan pse kam lexuar libra, pse kam fol, pse e kam kundërshtuar atë regjim. Me shumë të drejtë kanë pasur ata se sa ju, më është bërë padrejtësi e madhe. Njeriu është më i fortë se guri, atë që se bën guri e bën njeriu, themi ne. Nuk kemi pas nevojë për këtë padrejtësi, në seancat e tjera unë do të them dhe më shumë”,- tha ndër të tjera Jakup Krasniqi.

SHKARKO APP