Flamur dhe himn shqiptar? Kosova drejt ndryshimit të simboleve shtetërore
Me qeverinë e re të Kosovës, duket se do të ndryshohen edhe simbolet e shtetit, himnin dhe flamurin.
Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj tha në studion e lajmeve në RTV Ora se do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare.
Pjesë nga biseda në studio
Hysamedin Feraj: Shpresoj që do të shkohet drejt ndryshimit të simboleve që përfaqësojnë shtetin.
Beti Njuma: Pra do të vendosni për ndryshimin e himnit, ndryshimin e flamurit?
Hysamedin Feraj: Unë nuk po them se ky do jetë ndër veprimet e para sepse nuk është më i ngutshmi, sepse ata de facto janë. Pra funksionojnë faktikisht simbolet kombëtare dhe formalisht në protokoll mbetet ajo.
Beti Njuma: Kjo do të thotë që do të vendosni simbolet shqiptare?
Hysamedin Feraj: Unë them se do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare sepse është një shtet që kanë luftuar shqiptarët dhe jo siç gënjen kushtetuta e Kosovës në preambulë për pavarësi në të cilët luftuan serbet, shqiptarët, romët etj., se serbët nuk kanë luftuar për pavarësinë e Kosovës. E prandaj shqiptarëve i përket pavarësia dhe përfaqësimi simbolik.