Fondet e BE-së në pikëpyetje, Kosova rrezikon të humbasë 166 mln euro

Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse deri në fund të vitit nuk arrin të krijojë institucione funksionale.

Ekspertët paralajmërojnë se zvarritja e formimit të institucioneve mund të sjellë pasoja të rëndësishme për vendin, ndërsa humbja e disa prej fondeve mund të jetë e pakthyeshme.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Kosova ka humbur tashmë mbi 50 milionë euro, pasi nuk përmbushi të gjitha kushtet dhe reformat e kërkuara nga BE-ja. Nga 13 rekomandime të përcaktuara për këtë periudhë, vendi arriti të realizojë vetëm 7, ndërsa 6 të tjera mbetën pa u përmbushur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata mund të bëhet edhe më e rëndë nëse institucionet nuk krijohen deri më 31 dhjetor. Në këtë rast, Kosova rrezikon të mos përfitojë rreth 166 milionë euro të tjera, të parashikuara për këtë vit në kuadër të Planit të Rritjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, pjesë e Planit të Rritjes, u miratuan nga Kuvendi i Kosovës më 13 shkurt 2026. Në total, plani parashikon mbi 880 milionë euro për Kosovën.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth një e treta e kësaj shume është grant, ndërsa 629 milionë euro janë kredi. Fondet jepen në varësi të zbatimit të reformave të përcaktuara nga BE-ja.

Megjithatë, procesi i përfitimit të tyre është penguar prej muajsh nga ngërçi institucional dhe bllokada në Kuvendin e Kosovës, duke rritur rrezikun që vendi të humbasë një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes financiare evropiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?