FOTO/ Ish-baza e ushtrisë serbe në kufirin Kosovë-Shqipëri, e bombarduar nga NATO!
Kjo është ish-baza e ushtrisë së Jogusllavisë e cila ndodhet në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Është rreth 2 kilometra larg nga fshati Dobrune në Shqipëri dhe 1 kilometër larg fshatit Goden, Gjakovë, Kosovë.
Kjo bazë u bombardua nga NATO në 1999, si një nga “kështjellat” e serbëve.
Gjatë luftës, ushtria serbe sulmoi gjithashtu fshatin Dobrune dhe shumë qytetarë u plagosën dhe gjithashtu i gjithë fshati u zhvendos në Kukës dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Ish-Baza është e vendosur në një kodër dhe nga ajo kodër mund të shihni Shqipërinë dhe Kosovën, dhe ushtria në atë kohë mund të kontrollonte të dyja pjesët. /Ora News