FOTO/ Pamje nga vendi ku u vra në Mitrovicë lideri serb, Ivanoviç
Aktualitet Kosova E Mërkurë, 21 Korrik 2021 17:28
Vrasja e liderit serb të SDP-së, Oliver Ivanoviç tashmë është e konfirmuar. Politikani serb ka ndërruar jetë nga pesë plagët e marra nga një sulmues i panjohur në një sulm që thuhet se ishte i organizuar.
Sulmi është kryer nga një veturë në lëvizje në Zveçan, pak metra larg zyrës së partisë së tij. Makina me të cilën dyshohet se është kryer sulmi është djegur menjëherë pas atentatit ndaj Ivanoviçit.