Frikësohet Nikoliç pas arrestimit të Haradinajt. Nuk futet në Kosovë
Diçka po luhet nga sherbimet e fshehta në Ballkan. Ndalohet pa asnjë motiv ish-kryeministri kosovar Haradinaj. Presidenti serb kishte lajmëruar me pompozitet vizitë në Kosovë në një fshat serb. Marrëdhëniet shqiptaro-kosovare me Serbinë shkojnë në pikën zero. Ndërkohë mediat serbe kanë njoftuar se Nikolic ka anuluar vizitën në Shtërpce për “arsye” të panjohura.
Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka anuluar vizitën e paraparë për të premten në komunën me shumicë serbe të Kosovës, Shtërpcë. Lajmin e ka dhënë portali serb ‘Blic.rs’ dhe me pas gjithë mediat rajonale përcjellin lajmin.
Kjo mediae Beogradit thotë se arsyet e anulimit të kësaj vizite janë të panjohura. Nga ana tjetër thuhet në Kosovë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende nuk kishte dhënë aprovim për lejimin apo jo që presidenti Tomislav Nikoliq, të vizitojë Shtërpcën me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
Por nuk duket se kjo është e verteta. Arrestimi nga pala franceze me një urdhër ndërkombëtar ndalimi nga serbët ndaj ish-kryeministrit kosovar Haradinaj ka shkaktuar tension të madh në Kosovë e në Shqipëri. Marrëdhëniet serbo-shqiptaro po shkojnë rrezikshëm keq. Ndaj presidenti serb ka menduar për kokën e tij në Kosovë. Dihet se një vajtje e padëshirueshme e kreut të shtetit serb në tokën kosovare mund të sjell edhe incidente, në mos edhe ndonjë antentat ndaj tij, sidomos në këto momente.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës:
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë së Serbisë për ta vizituar nesër komunën e Shtërpcës në Kosovë.
Refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.
Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve.
Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë.
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatën e Apelit të qytetit të Colmar në Francë.