Gazetari: Në Kosovë ka humbur edhe Edi Rama
Gazetari Enver Robelli shkruan në Facebook se në Kosovë ka humbur edhe Edi Rama.
“Sonte në Kosovë ka humbur edhe Edi Rama. Ai që në Nish u entuziazmua me idenë e Aleksandër Vuçiçit për ndarjen e Kosovës. Ai që erdhi në Kuvendin e Kosovës dhe foli e foli e nuk e përmendi emrin e Ibrahim Rugovës, prijëtarit të pavarësisë së Kosovës. Dhe çka ndodhi? Gjysma e Kuvendit ia bojkotoi fjalimin. Ai që kundërshtarët e copëtimit të Kosovës i quajti «gomarë». Ai që protestat studentore nga Shkodra në Sarandë kundër oligarkisë së tij i quajti konspiracion kosovarësh. Ai që Kosovën e njeh nga njerëzit që i takon në kafehane dhe që i merr me vete për t’i përdorur e keqpërdorur. Ai që e humbi një shans të madh të jetë ai Edi Rama i fillimviteve 90-të”,- përfundon Robelli postimin e tij në Facebook.