Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit, ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit, i cili ishte zhdukur dy ditë më parë. FSK bën të ditur se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave. “Trupi u është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e FSK në faqen zyrtare në Facebook. Po ashtu bëhet e ditur se operacioni është realizuar me urdhër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.

Njoftimi i FSK

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur. Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?