Gjeneral majorit, Ozkan Ulutash: NATO nuk lejon vakum sigurie në Kosovë e Ballkan, ka rëndësi strategjike për Aleancën

NATO nuk do të lejojë krijimin e asnjë vakumi të sigurisë në Kosovë e Ballkan, pasi kjo pjesë e Evropës, sipas komandantit të KFOR-it, gjeneral majorit Ozkan Ulutash, është rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.

Ai tha kështu në një intervistë për kp, kur u pyet nëse Kosova do të ishte e sigurt sot pa praninë e KFOR-it dhe cilat kushte duhet të plotësohen që misioni i kësaj force të mos jetë më i nevojshëm këtu.

“Për 27 vjet, KFOR-i ka qenë një shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe një faktor kyç i stabilitetit rajonal. Fakti që tani po optimizojmë praninë tonë është një tregues pozitiv se mjedisi i sigurisë është, në përgjithësi, i qëndrueshëm. Megjithatë, NATO dhe KFOR-i mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë në Kosovë”, tha ai. “Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën, ndërsa siguria e tij është e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e hapësirës euroatlantike. NATO nuk do të lejojë krijimin e një vakuumi të sigurisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ulutash shtoi se ndërsa KFOR-i do të vazhdojë ta zbatojë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij, rruga drejt një sigurie të qëndrueshme është politike, jo ushtarake.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për këtë arsye, KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij në kuadër të përpjekjeve më të gjera të NATO-s për të mbështetur avancimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pikërisht ky dialog është korniza për adresimin e të gjitha çështjeve të mbetura pezull, me respekt të plotë për të drejtat e të gjitha komuniteteve”, deklaroi ai.

Duke folur për besimin e madh që kosovarët kanë ndaj KFOR, Ulutash tha se forca e NATO-s “do të vazhdojë t’i përmbahet mandatit të tij afatgjatë të OKB-së, duke dhënë kontributin e vet për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’.

“Ne jemi të inkurajuar nga përmirësimi i situatës së sigurisë dhe nga roli që KFOR-i ka luajtur në arritjen e këtij progresi”, tha ai. “Do të vazhdojmë të japim kontributin tonë për të siguruar që paqja e fituar me shumë përpjekje të ruhet, në dobi të të gjithëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?