Gjuriç: Takimi në SHBA s’është për pavarësi të Kosovës, por për çështje ekonomike

Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se Prishtina është duke u përpjekur t’i pengojë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, që janë caktuar për datën dy të muajit shtator, në Uashtington, njofton Insajderi.

Sipas tij, kjo pengesë po bëhet pasi që nga Prishtina po thonë se këto janë negociata për pavarësinë e Kosovës.

Ai pret që të jenë bisedime për çështje ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të planifikuara për 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë Prishtinë po përpiqen të pengojnë duke thënë se këto janë negociata për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gjuriq, raportojnë mediat serbe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?