FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata Speciale merr vendimin, Veseli e Krasniqi mbeten në paraburgim

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Sipas njoftimit zyrtar, Trupi Gjykues II ka refuzuar kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm, duke vlerësuar se ende ekzistojnë rreziqe konkrete që ata mund të ndikojnë në ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë vepra të tjera penale.

Vendimi është marrë më 15 korrik 2026, në kuadër të rishikimit periodik të masës së paraburgimit. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se Trupi Gjykues ka arritur në përfundimin se vazhdimi i paraburgimit mbetet i nevojshëm për të garantuar zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë ndër të akuzuarit në procesin që po zhvillohet në Hagë për çështje që lidhen me pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?