Gjykata Themelore në Prishtinë jep sot vendimin për autorët e vrasjes së Liridona Ademaj

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në orën 13:30, pritet të shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademaj.

Të akuzuar në këtë rast janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Fjalët përfundimtare u paraqitën të premten, ku palët paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me provat dhe përgjegjësinë penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal, përkatësisht burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke argumentuar se vrasja është kryer në mënyrë të organizuar dhe të planifikuar. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe familja e viktimës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër, mbrojtja ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar mungesën e provave të drejtpërdrejta dhe duke kërkuar që vendimi të bazohet vetëm në prova të verifikuara.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2023, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, ku Liridona Ademaj u vra.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli dyshohet se ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro.

Prokuroria pretendon se ai ka bashkëpunuar me Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, duke u premtuar atyre 30 mijë euro për kryerjen e krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?