Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Liri për çlirimtarët! Farsa është në ditët e fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj Hashim Thaçit, teksa procesi ndaj tij është në ditët e fundit.
Rama shprehet se, pavarësisht asaj që mund të ndodhë në ditët e fundit të procesit, liria është diçka që askush nuk mund t’ia marrë Thaçit.
“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT
Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

