Grabitja e përgjakshme/ Hajduti i vrarë, djali i një zyrtari policie

Detaje të reja nga grabitja në Kosovë, ku një nga hajdutët u vra nga pronarët e shtëpisë ku hyri për ta grabitur.

Ngjarja ndodhi në Godanc të Shtimes. Por, plani i grabitësve nuk iu shkoi ashtu siç e kishin menduar, pasi që ata u ndeshën me pronarët e shtëpisë, ku gjatë ndjekjes njëri nga ta mbeti i vdekur dhe i zoti i shtëpisë u plagos, e që është jashtë rrezikut për jetë.

Tashmë është zbuluar edhe identiteti i grabitësit të vrarë, Indeksonline mëson se ai është F.G nga Prishtina, trupi i të cilit u gjend i vdekur 300 metra nga shtëpia ku kishte hyrë për të grabitur.

Dyshohet se është djali i një zyrtari policor, këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, i cili ka shtuar se janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.

“Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti”.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona  në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

SHKARKO APP