“Haga”, Demhasaj: Lufta është ndaj UÇK! Po tentohet njollosja e saj

Arton Demhasaj, drejtori i organizatës “Çohu”, në një intervitë për Ora News ka thënë se thirrja e figurave drejtuese të UÇK në Hagë është një luftë ndaj saj.

Demhasaj ka thënë se po tentohet njollosja e luftës së UÇK, ndërkohë që ka shtuar se individë të caktuar po tentojnë ta lidhin atë domosdoshmërisht me krimet.

Demhasaj: Ne jemi ballafaquar fillimisht në Tribunalin e Hagës, që ka qenë organizuar për krimet që janë kryer n ëish-Jugosllavi, krime ku ne, dis pjesëtarë të UÇK janë akuzuar dhe janë gjykuar me vite atje, si Haradinaj dhe prapë kanë dalë të pafajshëm. Pas kësaj ne kemi pasur edhe UMNIK-un si administrim kombëtar që ka udhëhequr për 8 vite drejtësinë dhe të gjitha krimet e pretenduara të luftës i ka trajtuar ai.

Pas pavarësisë ne sërish kemi pasur një organizëm ndërkombëtar si EULEX që është thirrur për sundim të ligjit që po ashtu ka pasur në kompetenca ekskluzive krimet e luftës dhe nuk ka arritur ti përfundojë këto raste.

Tani kemi pdrejtësinë e fundit që nuk mund të gjejmë një vend në botë që ka kaluar nëpër katër faza të gjyqësisë ndërkombëtare për të arritur të gjejë dikë fajtor. Kjo të krijon përshtypjen që ekziston një tendencë që domosdoshmërisht UÇK ta lidhin me krimet.

Këtë nuk kanë arritur ta bëjnë në Tribunalin e Hagës, jo me UMNIK dhe EULEX, tashmë po pretendohet që të bëhet përmes gjykatës që vetë Kuvendi ynë e ka hartuar ligjin dhe e ka miratuar ligjin për ndërtimin  e këtyre dhomave. Po tentohet të njolloset lufta e UÇK.

Individë të caktuar kanë pasur mundësinë të kryejnë veprime të kundërligjshme dhe të papranueshme, por mënyra se si janë hartuar këto akuza, tregojnë që lufta është ndaj UÇK dhe jo ndaj individëve të caktuar.

Ditën e sotme Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi stopimin e dialogut me Serbinë deri në përfundim të çështjes së Gjykatës Speciale në Hagë.

Arton Demhasaj, drejtori i organizatës “Çohu” ka thënë për Ora News se diçka e tillë nuk mund të zgjasë për shumë gjatë, duke shtuar se “duhet të zhvillohet gjithmonë me tendecën që të ketë përfaqësim më të gjerë politik në procesin e dialogut”.

Demhasaj: AAK ka pasur kërkesa që dialogu duhet të stopohet për shkak të ngjarjeve që lidhen me Dhomën e Specializuar. Edhe sot ndërkohë ka pasur një kërkesë nga kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit që ky dialog duhet të stopohet njëherë që të arrihet një kompromis i gjerë politik dhe se si duhet të zhvillohet dialogu që pastaj të fillohet.

Mendoj që dialogu nuk ka lidhje direkte me ngjarjes, sepse ai është direkt kompetencë e kryeminsitrit dhe qeverisë, këtë  e ka përcaktuar vetë Gjykata Kushtetuese në një prej aktakuzave që ka nxjerrë vetë. Pastaj nëse tendenca është që të bashkohen të gjitha partitë bashkë dhe të diskutojnë parime të përbashkëta për dialogun, atëherë është në rregull që kjo të stopohet.

Kosova nuk mund ta stopojë pafundësisht dialogun, duke u lidhur vetëm me Dhomën e Specializuar. Ai duhet të zhvillohet gjithmonë me tendecën që të ketë përfaqësim më të gjerë politik në procesin e dialogut.

SHKARKO APP