Hapet ambasada e parë e Kosovës në Tajlandë
Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Tajlandës, Muhamet Brajshori sot ka dorëzuar tek Drejtori i Përgjithshëm i Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Nadhavathna Krishnamara, kopjet e Letrave të Kredencës, shkruan arbresh.info
Ambasadori Brajshori ka thënë se pret bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët ne Tajlandë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Kujtojmë se kjo është ambasada e parë e Republikës së Kosovës në Azinë Juglindrore e cila edhe do të jetë urë lidhëse dhe do të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy popujve dhe miqtë e partnerët e tjerë në këtë rajon.