Hapja e Urës së Ibrit, ekspertët: Gjithçka vetëm me një marrëveshje me NATO

Qeveria e Kosovës shprehet e bindur se Ura mbi lumin Ibër do të hapet. Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi thotë se ndryshimi i gjuhës së deklaratave nga kryeministri Albin Kurti, ka ardhur pas takimit me shefin e CIA-s, Burns dhe vizitave të shumta të drejtuesve të lartë të NATO-s në Kosovë”.

Hapja e Urës sipas ish zyrtarit të lartë të Kosovës duhet të arrihet me një marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe misionit të NATO-s, në Kosovë. Analisti politik Fidan Ukaj nënvizon se gjuha e Kurtit nga ofensive ka kaluar në difensive, pas tani flet vetëm për plane.

Ekspertet vlerësojnë se hapja e Urës së Ibrit dhe situata në veri nuk është çështje vetëm e ligjshmërisë, por më tepër është problem politik sepse lidhet me kundërshtimin e një pjese të qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?