Haradinaj: Autostrada e Dukagjinit do bëhet, nuk ka kush që e ndal!

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në RTV Dukagjini ka folur për disa çështjet aktuale të krijuara pas zgjedhjeve parlamentare.

Haradinaj ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet pasi sipas tij, VV e LDK “vijnë e shkojnë”. “Autostrada do të bëhet në kohën e duhur. Projektet vitale nuk ka kush i ndal”.

Duke folur për dështimin në testin e PISA-s, Haradinaj ka thënë se faji është i akumuluar ndër vite por sipas tij edhe SBASHK-u ka një përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka thënë se në të ardhmen prindërit duhet të organizohen dhe mos ta lenë mësimin e fëmijëve të tyre vetëm në dorë të sindikatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri në detyrë ka thënë se rishikimi i demarkacionit është mundësi reale por sipas tij liderët e Malit të Zi nuk duan shumë reklamë pasi kanë një opozitë pro-serbe.

Kryetari i AAK-së, ka thënë se nëse Vetëvendosje dhe LDK e largojnë taksën ndaj Serbisë do të bënin një gabim të madh.

“Bëjnë një rast tragjik. E shkatërrojnë vetën në politikë por edhe Kosovën e dëmtojnë pasi nuk kanë më karta”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?