Haradinaj: I vumë taksën Serbisë dhe i hapëm tregun Shqipërisë, por Rama na vuri bllokadë
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka komentuar “përplasjen” me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, që erdhi pas samitit të Mini-Shengenit.
Në një intervistë për ‘Epoka e re’, kreu i qeverisë kosovare ka sqaruar se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër. “Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk mund të mos pozicionohem . Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar. Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri në detyrë i Kosovës ka kritikuar qeverinë e Shqipërisë që i ka sjellë pengesa dy ekonomive në momentin që Kosova ka vendosur taksën 100 për qind për produktet serbe. Ai ka vlerësuar se Shqipëria duhet të marrë tregun e Kosovës dhe jo të vendosë taksë. “Me dhimbsen shqiptarët e Shqipërisë, vëllezërit e motrat e jugut, sepse ne kur i kemi vendosur taksë Serbisë është dashur që Shqipëria ta fitojë tregun në Kosovë. Kur Kosova iu heq si treg Serbisë, në vend se Shqipëria ta marrë këtë treg, shqiptarët mes vete kanë vendosur taksë në rrugë, e cila është 42 euro për kamion e 5 euro për makinë. Pra, ne kemi vendosur bllokadë që mos me u lidh këto ekonomi“, ka thënë Haradinaj.
Lexoni edhe..
- Analiza nga Harry Bajraktari: Rama nuk sillet si një burrë shteti, por si një diktator…
- Mashtrimi dhe zhgënjimi i madh me emrin Pandeli Majko!
- Loja me “Minishengenin” nuk mbështetet nga ndërkombëtarët
- Rama zemëron gjithë shqiptarët, por merr lëvdatat e serbëve: Lider me kurajo, po del edhe kundër BE!
- Daçiç: Heqja e pavarësisë së Kosovës është projekt shtetëror i Serbisë